Ish- kryetari Selim Veizi ndërroi jetë nga Covid19, Kreu i PD Isa Sakja mesazh ngushëllimi: Do mbahesh mend për fisnikëri dhe urtësi

Sot ndërroi jetë ish kryetari i parë i Bashkisë Kavajë Selim Veizi. 

Të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e një njeriu me vlera dhe drejtuesi fisnik. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kavajës z. Isa Sakja ka shprehur pikëllimin dhe ngushëllimet e tij për ndarjen nga kjo jetë të një njeriu që do të mbahet mend për fisnikëri dhe urtësi.

Mesazhi i z. Isa Sakja: 

“Sot, Covidi ndau nga ne nje burre fisnik, qytetarin shembullor kavajas, kryetarin e pare, perfaqesues te Partise Demokratike ne Kavaje, z.Selim Veizi.

Ai i sherbeu bashkeqytetareve me perunjesi dhe korrektesi e do te mbahet mend si kryetari qe me urti dhe pjekuri drejtoi qytetin demokratikisht.

Nder e lavdi kujtimit te tij!

Ngushellime te dashurve e miqve te shumte!

I qofte i lehte dheu i Kavajes qe e deshi fort!”

https://www.facebook.com/isa.sakja/posts/10158894279311636

/Kavaja.Net