Mësuesi Ylli Xhaferri u nda nga jeta prej Covid19, Gazetari Ervin Sina mesazh ngushëllimi: Edukove breza, do të mbahesh mend gjatë

Mësuesi Ylli Xhaferri u nda nga jeta prej Covid19, Gazetari Ervin Sina mesazh ngushëllimi: Edukove breza, do të mbahesh mend gjatë.

Mesazhi i Ervin Sina:

Lajmi për vdekjen e prof.Yllit nga Covid-19, më brengosi pa masë! Nuk gjej fjalë të përshkruaj shpirtin e bardhe dhe të paqtë të tij që edhe pse të lënduar nga vdekja e parakohshme e djalit vite më parë, përpiqej të mos e shpërfaqte! Mësuesi, titullari i shkollës që edukoi shumë breza, drejtuesi i institucioneve arsimore në rang rrethi e qarku, poeti, publicisti dhe qytetari shpirtmirë Ylli Xhaferri sot na lëndoi edhe të gjithëve ne, nxënësve që vetë ai na fali shumë dashuri e pozitivitet! 

Prehu në paqe prof. 😔

/Kavaja.Net