”Qeverisi qytetin në periudhën më delikate”, Redjan Krali për ish-kryebashkiakun e Kavajës: Pas la emrin e mirë të një burri të urtë e të mençur


Kryetari aktual i Bashkisë së Kavajë Redjan Krali ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish- kryebashkiakut Selim Veizi.

Krali shkruan se sot u shua kryebashkiaku i parë i zgjedhur i Kavajës që shërbeu me përulësi, qytetari e ndershmëri dhe pas la emrin e mirë të një burri të urtë e të mençur. 

Mesazhi i Redjan Krali 

“Qeverisi qytetin tonë në periudhën më delikate. I pari Kryebashkiak i zgjedhur nga qytetarët e Kavajës në fillimet e pluralizmit. Shërbeu me përulësi, qytetari e ndershmëri dhe pas la emrin e mirë të një burri të urtë e të mençur. 

Shpirti i Selim Veizit pushoftë në paqe dhe Zoti i dhëntë durim e forcë familjarëve për ta kaluar dhimbjen e humbjes së njeriut të tyre të dashur. 

Ndjehem i pikëlluar që brenda të njejtës ditë, i dhamë Lamtumirën dy njërëzve të mirë me vlera të rralla. Fatkeqësisht #covidi po na e tregon në mënyrën më të ashpër që nuk kursen askënd ndaj dhe ju ftoj sërisht, të shtojmë vëmendjen tek masat mbrojtëse që secili nga ne duhet të ndërmarrë për ta ulur sa më shumë rrezikun e përhapjes. Maska ndihmon, distanca fizike dhe sociale gjithashtu. Nëse të gjithë ndërgjegjësohemi mund të ia dalim 🙏🏻“

https://www.facebook.com/360769611311099/posts/708810939840296/?d=n

/Kavaja.Net