Kavajë/ Disa qytetarë humbën jetën nga Covid19, Kreu i PS Elton Elezi: Të shtojmë kujdesin për më pak dhimbje

Kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës Elton Elezi i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimave të Covid19 në qytet ndërsa ka apeluar për më shumë kujdes në mënyrë që të mos ndjejmë dhimbje të tilla.

Mesazhi i Elton Elezit:

“Në vetëm 2 ditë Kavaja ka humbur disa persona të dashur e miq me vlera të larta shoqërore.

Dje u nda nga jeta një Socialist i devotshëm, fjalëpak e i nderuar.  Të qoftë dheu i lehtë Fatmir Qoli, pushofsh i qetë.🙏🏼 

Sot gjithashtu humbëm të parin Kryebashkiak të qytetit të Kavajës qytetarin e ndershëm e bujar, të respektuar nga i gjjthë komuniteti ynë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve, të prehesh në paqe. 🙏🏼 

🔴Disa jetë të tjera janë humbur brenda pak ditëve ndaj do t’u lutesha për kujdes të shtuar në masat mbrojtëse ndaj Covid-19.😷”

https://www.facebook.com/100045860232990/posts/213800860158587/?d=n

/Kavaja.Net/