Ngjarje e rëndë në Zvicër, treni godet për vdekje një 15-vjeçar nga Kosova (FOTO)


Një 15-vjeçar nga fshati Panorc i Malishevës që jeton në Zvicër është goditur për vdekje nga treni. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Nauchatel.

Mediat kosovare shkruajnë se lajmin e ka konfirmuar edhe vetë zyrtarisht nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

“Po fatkeqësisht është e vërtetë”, ka thënë Berisha për Reporteri.net.

Familja e 15 vjeçarit është nga fshati Panorc i Malishevës, dhe  ata janë zhvendosur në shtetin zviceran që nga paslufta e Kosovës. Pikërisht një aksident i tillë tragjik ndodhi edhe gjatë muajit tetor, ku dy vëllezër kosovarë që jetonin në Gjermani, ishin goditur për vdekje nga treni. Ata ishin nga komuna e Deçanit, fshati Ratishi i Epërm.

(BalkanWeb)