Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka folur pas fitores ndaj Kazakistanit për rikthimin e tij në kombëtaren shqiptare dhe golin që sot i ndihmoi kuqezinjtë të fitonin një ndeshje të rëndësishme.
Cikalleshi thotë se tashmë është bërë gjysma e punës për kualifikim teksa shprehet se është gjithmonë i gatshëm për Shqipërinë.
Bomberi kavajas mungoi në transfertat e Kazakistanit dhe Lituanisë dhe ai sqaron se ishte vendimi i trajnerit Reja që të merrte lojtarë të rinj dhe të eksperimentonte.
”Ndeshje që duhej fitore. Ndihem mirë që shënova golin e parë. I lumtur që shënova i pari në këtë stadium kaq të bukur. Kemi bërë gjysmën e punës. Gjithmonë kënaqësi.
Mos gaboj kam 2 muaj që skam qenë, gjithmonë dua të ndihmoj ekipin. Në momentin që jam në fushë, dhe jashtë, dua të bëj më të mirën.
Më mungon kombëtarja por do jem i gatshëm gjithmonë.
Mesazh për Rejan?
Mu bë kohë e gjatë që jam në kombëtare, dhe s’do i jepja ndonjë mesazh, trajneri ka kohë këtu. Kemi sulmuesë shumë të mirë, shpesh herë jemi kritikuar. Kur kemi humbur ndeshjen pesha na ka rënë ne, por ne sulmojnë në grup e mbrojmë ne grup. Jemi grup i mirë dhe trajneri është Ok, i ka zgjedhjet në mendje, as unë dhe as ndonjë sulmues tjetër s’ka ndonjë mesazh për të dhënë.
Pse numri 16 dhe pse mungove në ndeshjet e tetorit?
Tashmë më ndodhi diçka shumë interesante, që në minutën e 16-të kam shënuar, besoj do ngelet në histori kjo gjë. Ndeshjet e kaluara siç kanë qenë dy ndeshje të rëndësishme, ishin shumë lojtarë të rinj, 10 të tillë. Unë dhe ashtu të tjerë e di unë kur e keni mendimin ju por që mendoj që duke qenë se në grupin tonë po heq Bjellorusinë kemi dy ekipe që janë nën nivelin tonë, trajneri duke parë këtë gjë ka marrë elementin e ri për të integruar në kombëtarë, për të rigjeneruar moshën. Ka pasur shumë eksperimente. Këto djem treguan në fushë që janë pranë dhe gati për t’u integruar. Unë jam gati, s’di ç’të them më tepër. ”- tha Cikalleshi./Bw