Kryetari i Partisë Socialiste të Kavajës Elton Elezi ka publikuar sot fotot e mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Golemit gjatë së cilës ka kërkuar mbeshtetjen për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas Elezit votat për Partinë Socialiste nuk janë thjeshtë vota për mandatin e tretë, por vota për të vazhduar në drejtimin e duhur.
Statusi i Elton Elezit:
“Gjithmonë emocion si herën e parë dhe kënaqësi e veçantë të jesh përballë Asamblesë Socialiste të Golemit Sëbashku me Lali Erin, të deleguarin e Kryesisë së Partisë Socialiste për Kavajën Z.Etjen Xhafaj si edhe Kryetarin e Bashkisë Redin diskutuam për organizimin elektoral i cili na çon drejt fitores së #25prillit
Vota për Partinë Socialiste nuk është thjesht votë për Mandatin e Tretë por është votë për të mos e kthyer Kavajën pas te errësira, te papastërtia, te terri, vota për Partinë Socialiste me #25prill është votë për të vazhduar në drejtimin e duhur.
/Kavaja.Net/