Covid19 “hyn” në burgun e Rrogozhinës, infektohen dy gardianë dezinfektohen ambientet

 

Covid 19 ka hyrë edhe në burgun e Rrogozhinës duke infektuar dy pjestarë të stafit.

Gazetari Kelment Baçi raporton se deri më tani janë infektuar dy gardianë të këtij institucioni.

Nuk dihet nëse ka edhe anëtarë të tjerë të stafit apo të burgosur të infektuar, por sot janë dezinfektuar ambientet e brendëshme dhe të jashtëme me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kavajë gjatë 24 orënë të fundit kanë rezultuar pozitiv 30 qytetarë./Kavaja.Net