Një 54-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në një banesë pranë varrezave të Dëshmorëve në lagjen nr.1. Mësohet se shtetasi Stefan Kosta, është gjetur i djegur.
Ai jetonte i vetëm në një banesë me qira, pasi ishte i divorcuar.
Nga hetimet e deritanishme të policisë, dyshohet se viktima, në gjendje të dehuri ka vënë zjarrin banesës. Aktualisht policia dhe forcat e zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.