Kavajë/ Redjan Krali i jep lajmin e mirë familjes Halilaga: Shumë shpejt banesa juaj do të jetë gati

 

Kryetari i Bashkisë së Kavajës z.Redjan Krali ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai është ndalur dhe pa nga afër ecurinë e punimeve për ndërimin e banesës së Falijes Halilaga.

Teksa u shpreh i kënaqur me ecurinë e tyre ai i premtoi kryefamiljarit Alban Halilaga se banesa e tyre do të jetë shumë shpejt gati që edhe familja e tij ti rikthehet normalitetit në strehën e tij të re.

Kryetari Krali theksoi se ekipet e punës po punojnë papushim që qytetarët të futen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.

Statusi i Redjan Krali:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️

Në Kavajë njëlloj si në çdo Njësi Administrative #kantieret🏗 e #rindërtimit🧱 punojnë pa pushim që çdo familje 👨‍👩‍👧‍👦e mbetur pa një strehë nga lëkundjet fatale të një viti më parë 🏚️, të akomodohen sa më shpejt në shtëpitë e reja të forta e të sigurta që po ndërtojmë për to.

Alban Halilaga dhe familja e tij do t’i gëzojnë festat e fundvitit në ngrohtësinë e strehës së tyre të re 🏡.

#NeThemiAtëQëBëjmëDheBëjmëAtëQëThemi

 https://www.facebook.com/RedjanKrali/posts/709647083090015


/Kavaja.Net/