Ndërron jetë tek Infektivi mjeku i njohur, Manastirliu: Humbje e madhe, s’ia doli dot në betejën me virusin e pabesë


Një tjetër mjek ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin e hidhur e jep ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se ka ndërruar jetë doktori Ilirjan Draçi.

Sipas ministres, mjeku ishte i shtruar te Spitali Infektiv, por nuk ia ka dalë në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve.

Mesazhi i Manastirliut:

Dr. Ilirjan Draçi ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Tiranës për vite e vite me rradhë si mjek dhe drejtues në poliklinikën e specialiteteve nr.1.
Dr. Ilirjani nuk ia doli në betejën me virusin e pabesë me gjithë përpjekjet e mëdha të kolegëve në spitalin Infektiv.

E trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës së një mjeku model, qytetari të mirë dhe drejtuesi të zotë.

U prehsh në paqe dr. Draci😢
Ne do ta fitojmë luftën ndaj këtij armiku të padukshëm të gjithë #bashkë!/Bw