Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë, 28-vjeçarja po kurohej për Covid-19

Një 28-vjeçare shtatzënë ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme tek spitali Infektiv.

E reja ishte shtruar prej disa ditësh në shërbimin intensiv të Infektivit për shkak të koronavirusit, por nuk ka mundur t’ia dalë.

Mësohet se e reja ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, si edhe e infektuar me koronavirus.

Ndërkohë që mjekët kanë ndërhyrë për t’i hequr fëmijën, e reja ka pësuar hemorragji duke humbur edhe jetën./Tpz