KAVAJE/ Në kërkim ndërkombëtar nga Italia, arrestohet 36-vjeçari, i dënuar me 8.5 vite burg për trafik droge e plagosje të rëndë me dashje


Një 36-vjeçar me emrin Adrian Rrugeja (Driza) është arrestuar në Kavajë pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga Italia.

36-vjeçari ishte dënuar me 8.5 vite burg nga Gjykata e Udines për tragik droge e plagosje e rëndë me dashje.

Operacioni në Kavajë u organizua nga Komisiariati i Policisë së qytetit dhe Interpoli në TIranë dhe tashmë prite tekstradimi i Rrugejës drejt Italisë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Kapet dhe arrestohet një 36-vjeçar i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.