Aksident i rëndë në Librazhd, kamioni i ngarkuar me granil bie rreth 100 metra në greminë

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në aksin Librazhd- Prrenjas. Ngjarja ndodhi tek Kthesa e Dragostunjë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për ‘BalkanWeb’se një kamion që transportonte granil është përplasur me një mjet tip ‘Golf’ dhe ka rënë nga një urë automobilistike duke u rrokullisur rreth 100 metra në greminë. 

Për pasoje drejtuesi i kamionit ka pësuar plage te rënda. Ai është transportuar me urgjence në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit të rëndë.