Besa luan sot një sfidë të vështirë në Vlorë, Flamurtari në kërkim të …

Ekipi i Besës do të luaj sot një nga sfidat e saj më të vështira në transfertë.

Flamurtari i Vlorës është ekipi që brenda fushe bën gjithçka për të arritur rezultatin që dëshiron. 

Super përballja Flamurtari vs Besa do të zhvillohet në stadiumin “Flamurtari” në orën 14:00 dhe të dyja ekipet synojnë fitoren. 

Besa e Kavajës synon tre pikët ndërsa Flamurtari e ka një ndeshje krenarie pasi ka vetëm një pikë dhe për të sot fitorja është i vetmi opsion në tavolinë, çdo rezultat tjetër do të konsiderohej dështim.

Nga ana e saj Besa shkon në Vlorë me synime të qarta, tri pikë.

/Kavaja.Net/ 

Kjo është ndeshja e tretë për Besën ndërsa për Vlonjatët e dyta.

Ndeshja Flamurtari- Besa do të transmetohet LIVE në RTSH Sport.