Rithemelimi mbledh nesër Këshillin Kombëtar të PD, Alibeaj: Institucion paralel që synon ndarjen e demokratëve, nuk mund të ketë…

 

Pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari i grupit, Enkelejd Alibeaj tha se Këshilli Kombëtar i PD nuk mbldhet nesër.

Sipas tij, Partia Demokratike ka institucionet e veta të zgjedhura. Kushdo që ka dhimbsuri për demokratët sipas tij nuk duhet të ndërmarrë veprime që çojnë në ndarje.

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike? Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike nuk mblidhet nesër. E kuptoj pyetjen që më bën. Jo. PD i ka institucionet e veta. Ka kryesinë e saj, ka Këshillin Kombëtar, Ka Kuvendin e saj të zgjedhur dhe të regjistruar.
Nëse flisni pastaj për institucione paralele, unë besoj që kjo… madje edhe unë që i them ndoshta bëj gabim sepse është e udhës për këdo që me të vërtetë me zemër me dashamirësime dhimbsuri për demokratët, nuk duhet të marrë as në aparencë veprime apo akte që të çojnë tek ndarja”, tha ai.