Partia e Jozefina Topallit, Lëvizja për Ndryshim regjistrohet në regjistrin e partive politike në Gjykatën e Tiranës
Grupi nismëtar i Lëvizjes për Ndryshim përbëhet nga Jozefina Topalli, Adela Kryqziu, Evald Serriqi dhe Najada Selmani.
Ne vendimin e gjykates thuhet se: Partia “Lëvizja për Ndryshim” është një organizatë politike e pavarur, e ndërtuar si bashkim vullnetar të shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, bindjeve, pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, me qëllim që të ndikojë në jeten politike të vendit, për demokratizimin dhe zhvillimin e tij, nëpërmjet përfaqësuesve të saj në organet e zgjedhura të pushtetit.
Grupi nismëtar/ anëtarët themelues i përbërë nga znj. Jozefina Topalli, znj. Adela Kryeziu, z.Evald Serreqi, znj. Najada Selmani , të cilët në cilësin e antëraëve të Grupit Nismëtar, në bazë të Ligjit Nr. 8085 datë 17.02.2020 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar, përfaqësojnë këtë organizatë politike deri në zgjedhjen e organeve vendimarrëse të saj sipas statusit. Sipas vendimit Nr 6. të mbledhjes së parë të marrë nga grupi nismëtar është miratuar znj. Jozefina Topalli me cilësinë e përfaqësueses politike të forcës politikt” Lëvizja për Ndryshim”.
Burimet financiare të partisë përbëhen nga kuotizimet e anëtarësisë , nga granti që jep buxheti i shetit sipas ligjit, nga ndihma e dhurata publike që njeh ligji për partitë politike , ndihma dhe dhurata nga antarët dhe përkrahësit e LN, si dhe nga çdo burim tjetër jo publik që autorizon ai.
Emri i plotë i partisë është partia “Lëvizja për Ndryshim”dhe inicialet e saj janë LN. Selia e partisë është në qytetin e Tiranës, me adresë: rruga “Lidhja e Prizrenit”, nr 8, Tiranë.
Partia mbështetet në parimet e demokracisë liberale, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjes e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.