Fotot ekskluzive të trupit të Ilvi Metës, i cili dyshohet se u vetëvra në komisariatin e Kavajës mbrëmjen e një dite më parë janë publikuar këtë të enjte
31-vjeçari u gjet i pajetë rreth orës 19:00 të mbrëmjes të së mërkurës në një prej qelive të komisariatit të Kavajës.
I riu ishte arrestuar me urdhër të gjykatës pasi ishte i dyshuar për vjedhjen e një banese në Kavajë më datën 2 prill. Forcat e policisë e mbyllën në dhomat e izolimit rreth orës 15:00 dhe katër orë më vonë ai u gjet i pajetë.
Ekspertiza mjekoligjore zbuloi se 31-vjeçari Ilvi Meta nuk është dhunuar por ka ndërruar jetë nga asfiksia. Ai dyshohet se është vetëvarur me rripin e kapuçit të bluzës që kishte veshur. Për këtë shkak janë vënë nën akuzën e shpërdorimit të detyrës 3 punonjës policie që me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë parandaluar këtë ngjarje.
I vdekuri Ilvi Meta
Në pranga ka rënë nën komisari Betrit Berhamaj dhe inspektorët Bexhet Beriberi dhe Reshit Kola. Dyshohet se punonjësit e policisë nuk zbatuan procedurat standarde të trajtimit të personave të ndaluar duke e lejuar të mbante rripin me të cilin dyshohet se kreu vetëvrasjen.
Ndërsa babai i viktimës nuk e beson versionin e hetimeve paraprake, duke thënë se djali i tij është vrarë.
Nuk ishte hera e parë që 31-vjeçari përballej me uniformat blu. Ai rezulton i shoqëruar dhjetëra herë në polici dhe i dënuar 4 herë për vjedhje. Mbetet ende mister se pse këtë të mërkurë 31-vjeçari kreu aktin e vetëflijimit./ TOP CHANNEL