Ka ndërruar jetë nga Covid19 babai i Imamit të Shkodrës Muhamet Sytari. Lajmin e hidhur për humbjen e njeriut të dashur e dha vetë imami nëpërmjet rrjeteve sociale teksa i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen dhe lutjet e tyre.
Njoftimi i Imam Sytarit:
Falënderim e mirënjohje!
Në emrin e familjes së Haxhi Bardhyl Sytarit me djem, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona më të përzemërta për mbështetjen dhe lutjet e panumërta, me të cilat na keni qëndruar pranë në këto ditë.
Allahu ju shpërbleftë dhe e pranoftë këtë mirësi tuajën, Babën tonë të shtrenjtë e mëshiroftë, shëndetin tuaj e begatoftë, të mirat e kësaj bote e të përtejmes jua shtoftë e paçi përherë bekimet e mëshirën e Tij në këtë botë e në të përtejmen!
Mirënjohje e falënderim pa fund për myftilerët, imamët, hoxhallarët, thirrësit islamë, prijësit fetarë, drejtuesit e shoqatave, medresesë Shkodër, mediat lokale, organet e rendit, policisë rrugore e miqtë e shtrenjtë nga qytetet e ndryshme të vendit dhe në veçanti ata që na nderuan nga Maqedonia e Veriut, Kosova e Mali i Zi, të cilët na dhanë forcë e mbështetje shpirtërore e qytetare në këtë rast, me pjesëmarrjen e tyre në ceremoninë e lutjes së përcjelljes së Babës tonë.
Një falënderim i veçantë për stafin e Myftinisë Shkodër, për mbështetjen, angazhimin dhe përkujdesjen për mbarëvajtjen e ceremonisë dhe nderimin e miqve!
Falënderime të përzemërta për krejt miqtë e mirë të diasporës, shokë, komshi e vllazëri dhe mesazhet e tyre të përzemërta, të cilat ishin si balsam në plagë.
Ju jemi mirënjohës dhe lutemi me zemër për secilin prej jush!
Imam Muhamed Sytari dhe Denis Sytari.
Shkodër, më 25 nëntor 2020