Si të përfitoni recetën e barnave me rimbursim për COVID?! Manastirliu publikon videon që sqaron procedurën


Tashmë të gjithë personat që do të preken nga koronavirusi do të përfitojnë barna me rimbursim falas. Përmes një postimi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video ku iu sqarohen qytetarëve të gjitha procedurat.

Sipas videos, qytetarët e prekur nga koronavirusi duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose në të kundërt mund të kontaktojnë në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Pas recetës që jep mjeku i familjes, dhe kodit të përcaktuar, pacienti paraqitet në farmaci.

Postimi i Manastirliut
Garantojnë #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me #COVID19 që trajtohen në banesë.

Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.

Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjën e gjelbër  0800 40 40 për ta mësuar.