Ditëlindja e Bes Kallakut, gazetari – Ramës: Shkarkoje Erion Isain! Gaztori i qeverisë që festonte me Metën, i pandëshkuar,

Gazetari Sokol Balla ka kërkuar që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist të Ersekës Erion Isai.

Kjo pasi ai shkeli të gjitha protokollet anti-Covid ku ishte në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku bashkë me presidentin Ilir Meta, Kryemadhin dhe disa VIP-a të Instagramit.

Një apel për kryeministrin Edi Rama, gazetari Sokol Balla bëri mbrëmjen e djeshme nga studio e emisionit ‘Real Story’, ndërsa kërkoi prej kreut të qeverisë, të shkarkojë kreun e Bashkisë së Ersekës, Erion Isai.

Kërkesa e Ballës, vjen pas masave ndëshkimore, lidhur me ditëlindjen e 35-të të aktorit të humorit Bes Kallaku, një ceremoni e shumë përfolur, për shkak të pandemisë, por edhe për faktin se në të ishin të pranishëm kreu i shtetit si edhe bashkëshortja e tij, ceremoni e cila i kushtoi vendin e punës 6 policëve.

Fjala e Sokol Ballës: 

Kryeministri me të drejtë ka kritikauar shembullin e keq, negativ, që disa persona publikë kanë dhënë në një ditëlindje të një komediani të njohur, ku ka marrë pjesë dhe presidenti i Republikës. Kritikë për një ditëlindje publike.

Nuk e di nëse do ta bante këtë nëse aty nuk do ishte Presidenti, zonja e parë dhe zjo që ai e quajti “çeta e tij, çeta e Ilir Metës”. Por ka një problem, te ajo çetë ka pasur njerëz publikë, dhe një pjestar çete, i një çete tjetër, asaj të qeverisë.

Le të themi që Rama ka të drejtë. Ditëlindja e gaztorit të njohur ishte turp, jo më shumë për atë vetë por për të futarit VIP të instagramit që shkelën çdo rregull etik dhe ligjor sepse nxorën pa u bërë pështypje gjithcka në publik.

Kjo kur Shqipëria jeton ditë të errta për shkak të pandesmisë, kur qeveria çon njerëz me zor në gjumë në orën 10 të darkës dhe mbush me gjoba njerëzit e thjeshtë.

Presidenti i Republikës është i papërgjegjshëm dhe nga pikëpamja kushtetuese, ndërsa politikisht e ndan përgjegjësin përgjysmë, duke i dhënë gjysmën Edi Ramës, i cili në pamundësi për të ndëshkuar atë, shkarkon 6 policë. Nëse nuk do kishte shkarkuar 6 policët sot nuk do isha duke thënë asnjë fjalë.

Por të heqësh nga puna 6 hallexhinj ndërkohë që në atë festë ishte një kryetar socialist bashkie, ndaj të cilit nuk merret asnjë masë, është turp dhe hipokrizi. Kryetari i Bashkisë së Ersekës që rri shumicën e kohës në Tiranë, një gaztor i katapultuar në politikë me skemën e njohur të Edi Ramës, sot bën gazin e botës qevrinë që e ka zgjedhur./Bw 

https://youtu.be/WCZ7_6Sceik