“Ne prisnim fitoren tënde, por gjëja e zezë të mori”, Erion Kristo dedikim për mjekun 48 vjeçar që ndërroi jetë

Ditën e sotme, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, mjeku i njohur i QSUT-së, Bledi Nini, në moshën 48 vjeçare.

Edhe pse ishte dërguar për kurim më të specializuar në Itali, mjeku nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktivisti dhe pedagogu, Erion Kristo, një mik i doktor Ninit, i ka dedikuar atij një status prekës.

O vëlla, po pse ike? Na thave krahët! Ne prisnim fitoren tënde, po kjo gjëja e zezë të mori. Do na mungojë humori dhe e qeshura jote. Do i mungosh familjes, gruas dhe fëmijëve, prindërve të mrekullueshëm dhe motrës. Do i mungosh kolegëve dhe pacientëve. Do na mungojnë këshillat e tua. Mjekët e shkëlqyer që na rekomandoje. 

Po sa lojëra kemi bërë bashkë o vlla. Po sa herë i kthyem përmbys shtëpitë tona. Po të deshëm o vlla. Po ky virusi i poshtër na tmerroi. Është si bandë mongolësh në një fshat të pambrojtur o vëlla. Ka njerëz që nuk besojnë. As unë nuk besoja që do ikje. Lusnim Zotin përditë për ty, po nuk na dëgjoi. Të donte për vete. Doktor Bledi Nini ka ndërruar jetë. Nuk e besojmë dot. Ishe në lule të jetës vëlla. Fjalët nuk më vijnë më“, shkruan Kristo.

Edhe kryebashkiku i Vlorës, Dritan Lelai, ka reaguar lidhur me humbjen tragjike në rradhët e bluzave të bardha.

U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua.

Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled”, shkruan Leli në rrjetet sociale.

Doktori i njohur Drin Bardhi ka shprehur ngushëllimet e për ndarjen e parakohshme nga jeta e mikut dhe kolegut të tij Dr. Bledi Nini.

“Ti nuk ishe vetem djale i shkelqyer vlonjat i brezit tone, koleg duararte, por ishe dhe nipi jone. Te qofte dheu i lehte Dr.Bledi NINI. Zoti na bashkofte ne xhenet. Sa e padrejte kjo jete!” shkruan Dr. Drin Bardhi.