Pse nuk reagojne shqiptaret? Nga: Hasan Bello


Nga: Hasan Bello

Arsyet e indiferences se shoqerise shqiptare ndaj padrejtesive sociale, ekonomike dhe politike e kane burimin tek varferia ne kuptimin literal te fjales, e cila reflektohet pastaj ne te gjitha sferat e jetes. Cfare pret nga nje shoqeri, qe si enderr te saj, nuk ka sektorin privat ku pagesa dhe mundesia per karriere eshte disa here me e madhe se ne administrate. Kjo vjen per shkak se, ky sektor nuk ofron te njejtat shanse si ne vendet europiane. Perkundrazi, zhvillimi i tij kaotik e informal, nuk ka garancie. Prandaj pjesa derrmuese e shoqerise lufton per tu punesuar ne shtet, ku presioni per ta mbajtur gojen mbyllur eshte teper i larte.

Keto rrethana ishin pak a shume te ngjashme edhe ne vitin 1912. Sipas nje raporti qe konsulli italian de Facedis i dergonte Ministrise se Jashtme ne Rome: “Kushtet modeste te kultures, rrethanat mjaft te keqija ekonomike, kushtet e papershkrueshme sociale, i heqin ketij populli madje edhe forcen per te reaguar, per te kerkuar dicka me shume sesa buka e perditshme”