Zëvendës Ministri i Infrastrukturës dhe Enrgjisë z.Etjen Xhafaj ka marrë pjesë sot një takim online mbi zhvillimin e bujqësisë në Shqipëri, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara.
Xhafaj u shpreh se në të është diskutuar mbi transformimin e sektorit të bujqësisë dhe angazhimin e përbashkët për të ndihmuar në përshpejtimin e këtyre proceseve për të gjithë aktorët dhe faktorët, vendas dhe të huaj një hap shumë i rëndësishëm për bujqësinë shqiptare.
Statusi në facebook i Etjen Xhafaj:
“Takimi online mbi zhvillimin e e-bujqësisë në Shqipëri, organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë e Kombeve të Bashkuara (FAO), është një pikëtakimi e vlefshme për të gjithë aktorët dhe faktorët, vendas dhe të huaj, për të diskutuar mbi transformimin e këtij sektori dhe angazhimin e përbashkët për të ndihmuar në përshpejtimin e këtyre proceseve”, shkruan Xhafaj.
https://www.facebook.com/etjen.xhafaj/posts/10164240348120702
Kavaja.Net