Redjan Krali jep lajmin e mirë, jo vetëm Shkolla 9-vjecare Shtodhër drejt përfundimit, por edhe rruga

 

Kryetari i Bashkisë Kavajë z. Redjan Krali ka inspektuar sot punimet për ndërtimin e shkollës 9- vjecare shtodhër ku njoftoi se ato janë drejt përfundimit. Nxënësit dhe mësuesit do të kenë kushte komode për të zhvilluar mësimin.

Krali tha se bashkë me shkollën e cila do të jetë më e bukur dhe sigurtë po punohet edhe për ndërtimin e rrugës që të dërgon tek ajo. Nxënësit dhe mësuesit nuk do të ecin më në një rrugë me gropa dhe baltë, por në një rrugë të asfaltuar si në qendër të qytetit.

Statusi i z. Redjan Krali:

“Në #kantieret🏗 e #rindërtimit🧱

📍Jo vetëm shkollën 🏫por dhe rrugën 🛣.

Në Shtodhër, është drejt përfundimit shkolla e re dhe njëherazi po punohet për rrugën lidhëse. Para pak kohësh Kryeministri z.Rama zgjodhi t’i inspektonte personalisht punimet në këtë kantier me vemendjen e veçantë që bashkë me Qeverinë Shqiptare nuk ja kanë kursyer kurrë Kavajës tonë! Sot, kjo shkollë 📚🖋✏nuk ka asgje ndryshe nga simotrat në Europë; me standardet më të mira, me hapësira më të mëdha dhe patjetër më e bukur dhe e sigurtë 💪🏻.

#NeThemiAtëQëBëjmëDheBëjmëAtëQëThemi

https://www.facebook.com/RedjanKrali/posts/715739452480778


/Kavaja.Net