Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Kapshticë, në afërsi të fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve, një mjet ka dalë nga rruga e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.
Menjëherë pas ngjarjes shoferi i plagosur është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po punon për të zbardhur detaje nga aksidenti./Bw