1 Vit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka kujtuar frikën dhe tmerrin e shkaktuar nga lëkundjet e fuqishme dhe atë që ai e quajti misionin për të ndihmuar çdo qytetar të prekur prej tij.
Në 1 – vjetorin e asaj nate të errët Kryetari Krali i shoqëruar nga Kreu i PS Kavajë Elton Elezi ju dhuruan çelësat e banesave të reja dy familjeve në golem ndërsa ripërsëriti të gjithë angazhimin e bashkisë dhe qeverisë në ndërtimin e shumë ndërtesave të tjera duke filluar me shtëpi, pallate e shkolla.
Mesazhi i Redjan Krali:
Lëkundjet fatale të plot një viti më parë, shkundën fort “themelet” e secilit prej nesh. Nata e #26nëntorit🏚️ do të na ngelet gjatë në mendje si nata e kobshme që vuri në mëdyshje çdo siguri dhe tronditi jetët tona. Inspektimet e minutave të para post-tërmet ishin çastet më të vështira. Në çdo shtëpi të dëmtuar/rrënuar që shkonim luteshim fort që mos të kishim viktima. Me frikën e asaj nate rritej dhe dyshimi për të nesërmen…
Dyshimi që ndoqi hap pas hapi dhe zotimin e guximshëm e fort të rëndësishëm që Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama dhe Qeveria e tij dhanë; #TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️
..dhe nga premtimi në konkretizim u desh fare pak kohë.. nga plane në vepra.. nga projekte në #kantiere🏗..
#RINDËRTIMI🧱 u bë FAKT 💪🏻
Drita e rindezur e shpresës në sytë e çdo familje 👨👩👧👦 që mori në dorë 🗝️ e shtëpisë së re ishte dëshmia më e mirë se #bashkëiadalim🤝🏻
Kemi rikthyer buzëqeshjen për shumë prej jush dhe po punojmë fort çdo ditë, që strehat e reja të jenë gati sa më shpejt për të mirëpritur banorët e tyre 👨👩👧👦.
Dy prej tyre i vizituam sot, në fshatin Seferaj të Njësisë Administrative Golem❗
Z.Sulejman Pineti dhe e shoqja e hapën plot emocione derën 🚪e shtëpisë së re. Këtu do rrisim nipër e mbesa 🧒👧na tha zonja e përlotur, më e sinqerta mirënjohje që mund të shprehte 🙏🏻.
Të tjera shtëpia 🏡 të forta e të bukura marrin formë çdo ditë.. Në #kantieret🏗 e arsimit po #rindërtohen nga e para strehat e dijes 🏫 për fëmijët tanë, me standardet më të mira, në përmbushje të çdo nevoje që ato kanë dhe në lartësinë e çdo shkolle europiane. Në zonat zhvillimore po marrin jetë “lagjet” e reja në të cilat është projektuar me shumë kujdes shfytëzimi i çdo hapësire dhe krijimi i çdo shërbimi të nevojshëm.
Ndërkohë që ne RINDËRTOHEMI BASHKË, në rrënoja kanë ngelur ato që sot një vit më parë nuk u kursyen ta shfrytëzonin tragjedinë për të shtuar panikun dhe terrorin.. Ndihmë nuk mund të jepnin për sa kohë morën “arratinë” për të siguruar veten.
Por SOT Kavaja e ka kuptuar që #NeThemiAtëQëBëjmëDheBëjmëAtëQëThemi.
Sot për Kavajën, “rrënojat” janë e shkuara që nuk do kthehet më kurrë pas❗