Një vrasje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Bulqizë.
Mësohet se është vrarë me armë zjarri në shpatull një 35-vjecar me inicialet E. B
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për Balkanweb se i riu dyshohet që është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, me të cilin ka qenë për gjah.
I dyshuari është shoqëruar në polici dhe po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes./Bw