VIDEO/ Me maska covidi dhe kapuça, ja si autorët i vendosën zjarrin makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë


Gazetari Enrik Mehmeti siguron për BalkanWebvideo nga pamjet e kamerat e sigurisë në Vlorë ku në 1 të natës dy persona i vendosën zjarrin makinës së shefit të paraburgimit, Feim Alisinanit.

Dy autorët dallohen teksa janë me maska për COVID-19 dhe kapuça. Një prej tyre duket se kontrollon fillimisht makinën dhe thyen xhamin, kurse tjetri afrohet dhe sjell një shishe me të cilën autori tjetër lyen makinën dhe një shami.

Më pas duket kur makina shpërthen në flakë për t’u shkrumbuar totalisht./Bw