Nga: Albi Lushi
Poezi kushtuar heroit tone kombetar… Biri Gjonit, ati Gjonit
Biri Gjonit,ati Gjonit,
“Tungjatjeta Gjergji ynë”.
“Nderi Fisit”, “Burri Kombit”,
Qendrestar ndrite lavdinë.
Prinë i parë o dykrenarë,
shqipja mëmë të gdhendi germat.
Zjarr e flakë,treqind pishtarë,
treqind shpresa ndezën zemrat.
Treqind lule,treqind shpata,
dhjetra fise të përçarë.
Ah,Shqipëri! Kosovë ngrata!
Lëngon toka nga bijtë e ndarë.
Veladon i dheut amë,
anekënd ta nxehu shtatin.
Besë kërkove,jetë të dhanë,
dhe’ i shenjtë i tokës arbrit.
Biri Gjonit, ati Gjonit,
kështjellë e lartë, fortesë e rëndë.
Diell që feks brigjet e Jonit,
Det që valët t’i bëri këngë.
Me këngën himn ramë në beteja,
me “besa – besë” sërish u ngjallëm..
S’na theu shpata e as rrufeja,
në shtizë të flamurit hodhëm vallen.
S’të mposht sulltan e as tiran,
s’të pret shpatë e jatagan,
Ti shkëlqimtar si flakadan,
na fale dritën në motet sterr.
Zbrite shenjt mbi shenjtërinë,
lype besë sipas zakonit.
Mbolle gjak,korre lirinë
Ati Gjonit,Biri Gjonit.
Shpatë që pret Plavë e Gucinë,
Hotin,Grudën dhe Rrugovën,
Janinë,Kostur,gjithë Çamërinë,
Gjithshqiptarë në mbarë Kosovën.
Shqiponjën linde,na rilinde,
në gjak e fute dhe na binde,
Zemrat peshë në luftë ngrinte,
Flamur Komb prej Kastriotësh.
Me ty jemi Gjergji ynë,
Princ i flamurit,dritë e fronit.
Ti simurg i krenarisë,
Ati Gjonit, biri Gjonit.