Egnatia vs Flamurtari, Rrogozhinasit synojnë fitoren në ndeshjen pa tifozë

Egnatia do të përballet sot me ekipin e Flamurtarit të Vlorës në ndeshjen e 4 në kategorinë e parë grupi B.

Rrogozhinasit që aktualisht gjenden në vendin e parë të renditjes synojnë të marrin tri pikë të rëndësishme për ruajtur kreun e renditjes dhe maksimumin e ndeshjeve brenda. 

Ekipet do të zbresin në fushë në stadiumin “Shkumbini” në Peqin, në orën 14:00 ndërsa ndeshja do të luhet pa tifozë.

Deri tani Egnatia ka grumbulluar 7 pikë në tri ndeshjet e para dhe udhëheq renditjen e Kategorisë së Parë, Grupi B.

/Kavaja.Net