U ekzekutua me 8 plumba, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Bruksel (EMRI)


Zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë mbrëmë në Bruksel. Gazetarja Klodiana Lala konfirmon për ‘BalkanWeb’ se bëhet për Ardit Spahiun nga Elbasani.


Spahiu u vra me 8 plumba në zonën e njohur, Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. Viktima, 38-vjeçar, ka qenë i arrestuar në 2010-ën për vrasjen e një 52-vjeçari në Elbasan, Gëzim Alikajt.

Dyshohet se 38-vjeçari qëndronte ilegalisht në Belgjikë. Deri më tani nuk dihet ende pistat mbi të cilat po zhvillohen hetimet.