Baba për herë të parë, Gold AG: Erdhe më 28 Nëntor bir, në ditëlindjen e Adem Jasharit. E gëzofsh emrin GUERIL

Reperi i njohur shqiptar nga Kosova Arian Agushi, i njohur si Gold AG, është bërë me djalë. Ai ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm dhe për shkak se ka lindur në një ditë të veçantë, ashtu ia ka vendosur dhe emrin këngëtari.

Ai shkruan se ia ka vendosur emrin djalit Gueril, pasi ka ardhur në jetë sot, më 28 Nëntor në ditën kur ka lindur dhe komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari. “Djali i babës ti erdhe më 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL”, shkruan Gold AG ndër të tjera.

“Falenderimi i takon Krijuesit të qiejve dhe tokës, që sot mua dhe nusen time na furnizoi me një djalë. O Allah o Zoti im ty të takon falenderimi, o Zoti im gëzoj të gjithë çiftet që e kërkojnë këtë dhuratë prej teje. Biri im ti linde në një ditë të veçantë për mua, por edhe për mbarë popullin shqiptarë.Në këtë datë gjithmonë e festuam festën e flamurit, festuam më vonë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë datë lindi një njeri i madh që fal pushkës së tij ti sot linde në liri birë.Djali i babës ti erdhe me 28 Nëntor në ditëlindjen e Adem Jasharit. Emrin tënd e vendosi edhe data jote, e gëzofsh emrin GUERIL, e paq shëndetin dhe jetën e gjatë, qofsha krenarë me ty e jetofsh i lirë në tokën tënde djali jem i miri… O Zoti im ti je i vetmi furnizues, mos më largo nga mëshira jote dhe më bëj rob falenderues”, shkruan reperi dhe ndan foton e mëposhtme.