Ujëvara e Niagarës në Kanada vishet Kuq e Zi për nder të festës së 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë

Shumë vende në botë i janë bashkuar festës shqiptare për këtë 28 nëntor.

Pas Urës së Bosforit në Turqi dhe ndërtesës më të lartë në Dubai, Burj Khalifa që u ndriçuan Kuq e Zi me rastin e festës së 108-të të Pavarësisë së Shqipërisë, këto ngjyra veshin edhe ujvarën e Niagarës në Kanada.

Për të parë nga afër këtë ceremoni dhe për të festuar një nga ditët më të rëndësishme të Shqipërisë ka qënë vetë ambasadori shqiptar në Kanada, Ermal Muça.