U nda nga jeta prej Covid19, Kolegu Justin Mitrushi përlot me mesazhin e tij: Lamtumirë Dr. Jeti, Mik i shtrenjtë

Ndarja nga e jeta e Mjekut të njohur Dr. Hidajet Dedej nga Covid19 na ka prekur të gjithëve. 
Të shumtë kanë qenë miqtë dhe kolegët e tij të cilët janë pikëlluar nga lajmi i trishtë për mikun e tyre të shtrenjtë për mjekun që shërbeu me devotshmëri dhe humanizëm të pakrahësueshëm.
Një prej miqve të tij të afërt, Dr. Justin Mitrushi na ka prekur të gjithëve me mesazhin e tij për kolegun e nderuar që u nda sot nga jeta: 
Mesazhi i Dr. Justin Mitrushi:
“…..🙏 …Lamtumire dr Jeti!….Koleg i nderuar,shok e miku yne i shtrenjte, familjar e prind shembullor! Fjalet nuk mjaftojne,per te na lehtesuar dhembjen e hidherimin e thelle ,per ndarjen e parakoheshme nga ne te gjithe…Do te na mungosh shume vella,familjes tende ,familjes se madhe te mjekeve,banoreve te qytetit ,qe ti me me shume profesionalizem e dashuri i sherbeve…Do te kujtojme me respekt per miresine,buzeqeshjen e virtutet e persosmerine tuaj….Pushofsh ne paqe dr. Hidajet Deda!🙏”
/Kavaja.Net/