Dr. Hidajet Deda ndërroi jetë nga Covid19, Redjan Krali mesazh ngushëllimi, nuk u kurseve kurrë e për asnjë

Kryetari i Bashkisë së Kavajës Redjan Krali ka dhënë mesazhin e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të Doktorit të njohur Kavajas Hidajet Deda.

Mesazhi i Redjan Krali:

Shërove dhe shpëtove plot jetë Doktor, por fatkeqësisht humbe betejën më të rëndësishme; atë për jeten tënde.
Qytetit që i shërbeve plot përkushtim e devotshmëri sot i lë një dhimbje të madhe. 
Dhimbjen e humbjes së njeriut të mirë, që nuk u kursye kurrë për asnjë. E jetësove Betimin e Hipokratit  si rrallëkush dhe sot ke mirënjohjen e çdo familje kavajase që ndihmove, jo vetëm me profesionalizmin por mbi të gjitha me humanizmin tënd. 
Të preu në besë sëmundja at’herë kur të gjithë menduam se e mposhte. 
Ngushëllimet më të ndjera familjes!
Të qoftë dheu i lehtë Doktor Hidajet Deda. 
Doktori i mirë i të gjithëve 🙏🏻