Lajmi i Fundit/ Futbollisti Shqiptar Angelo Ndreca rendit i dyti në Itali

Futbollisti Shqiptar Angelo Ndreca rendit i dyti në Itali në garën për lojtari më i mirë i ri. Ndreca ka fituar votimin online në Facebook por ka humbur nga votimi në instagram duke mos u shpallur dot fitues i kësaj gare të rëndësishme.

Padyshim, vendi i dytë në një garë me mbi 100 konkurentë dhe në një vend të mbushur me talente si Italia na jep shumë krenari për talentin dhe aftësitë e futbollistit të ri shqiptar.

Aktualisht Angelo Ndreca është pjesë e ekipit të Lacios dhe luan si mbrojtës. Paraqitjet në fushë dhe vlerësimet për të janë mjaft pozitive dhe ai shihet si një nga talentet me shumë prespektivë për të ardhmen. 

❗️LAJMI I FUNDIT❗️

Talenti Shqiptar 🇦🇱 Futbollisti Angelo Ndrecka, fitoi garën me mbi 100 kundërshtarë të tjerë në Itali nga votimet në Facebook ndërsa u rendit i dyti nga votimet në Instagram. Të dalësh i dyti në një garë mbi 100 mbrojtës në të gjithë Italinë është një rezultat super i mirë. Suksese Angelo! 🇦🇱🇦🇱

/Kavaja.Net/