Pastrohen Kanalet në Luz, Redjan Krali: Mbështesim fermerët, zhvillimi rural kyç në ekonominë tonë

Bashkia e Kavajës prej kohësh është e angazhuar në shërbim të fermerëve të zonës duke bërë pastrimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese. 

Së fundmi po kryhet pastrimi i kanaleve në Njësinë Administrative Luz i Vogël. 

Kryetari i Bashkisë Kavajë z.Redjan Krali ka publikuar disa foto në të cilat shihen punimet për pastrimin e kanaleve si dhe gjendja e tyre e mëparshme.

Kryebashkiaku tha se çdo ditë po punohet për të ndihmuar fermerët pasi roli i bujqësisë në ekonominë tonë lokale është mjaft i rëndësishëm dhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë të pakifizuar.

Statusi i z.Redjan Krali: 

“#BashkianëPunë🚧🚜

📍Jemi të vetëdijshëm për rolin kyç që ka zhvillimi rural në ekonominë tonë lokale. 

Pastrimi dhe rehabilitimi i kanaleve vaditëse/kulluese në çdo Njësi Administrative ka pasur një impakt pozitiv jo vetëm në këtë sektor por dhe në komunitetet përkatëse. I gjetëm në gjendje të mjeruar. Njëzet e kusur vite braktisur; mbeturina e inerte të depozituara në shtratin e tyre dhe “lulëzuar” me lloj-lloj bimësh të egra. 

📌Sot ishim në Njësinë Administrative Luz i Vogël, fshati Beden 🤝🏻.

Kjo është përgjigja jonë; PUNA 💪🏻

#bashkiaKavaje #drejtoriaesherbimevekavaje #punetemiraçdodite #nesherbimtekomunitetit #punaeshtepergjigja”

https://www.facebook.com/360769611311099/posts/719107972143926/?d=n

/Kavaja.Net/