Egnatia/ Puna vazhdon, pas autobuzit, shumë shpejt me Qendër Stërvitore të re

Ekipi i Egnatias së Rrogozhinës shumë shpejt do të ketë qendrën e saj stërvitore të re. 

Puna e cila është në përfundim e sipër do ta bëjë këtë ekip për herë të parë me një qendër stërvitore të re dhe me kushte komode. Sukseset e arritura në fushë nga ekipi Rrogozhinas po mbështeten nga drejtuesit e klubit për t’u krijuar atyre kushte sa më të mira stërvitore. 

Qendra e re stërvitore do të jetë në Lekaj. 

Vetëm pak ditë më parë drejtuesit e klubit prezantuan për ekipin edhe autobuzin e ri me të cilin do të udhëtojnë në ndeshje dhe stërvitje. 

Kujtojmë që ekipi i Egnatias është privatizuar gjatë kësaj vere dhe era e ndryshimit ka nisur të ndjehet. 

Aktualisht Egnatia mban vendin e parë në Kampionat në Kategorinë e parë në Grupin B.

Disa foto nga qendra e re dhe Autobuzi: 

#Work “Qendra Stervitore KF Egnatia” shumë shpejt gati