KAFSHUAR PAS RESH…
Një Poezi nga Luan Sheshi
Kafshuar që pas resh,
pushon Hëna e gjorë,
mbi maja nis e qesh,
në krye vendos kuror…
.
Posht nata sokëllin,
harbuar prej errësire,
tuf resh shkojn e vijn,
në caqe të pamëshire…
Mëshira një valë ikur,
në varkë Hëna mbytur,
pre tymi shandani fikur,
sjell flolla pa më pyetur…
Kafshuar që pas resh,
në struk e shkretë Hënë,
tymnajash nis dhe qesh,
sytë fshehura udhës lënë…