Sfida të zjarrta në Champions League, luhet për kreun e grupeve, rrezikon PSG

Champions League sot luan ndeshjet e fundit  të javës së pestë dhe në të gjitha grupet ka sfida të zjarrta pavarësisht se në shumicën prej tyre tashmë janë mbyllur llogaritë me kualifikimet.

.

Në grupin E, Sevilla dhe Chelsea të kualifikuara sfidojnë njëra tjetrën për kreun e grupit. Kjo ndeshje është vendimtare për të përcaktuar kush do e kapë vendin e parë teksa të dyja ekipet janë me pikë të barabarta, nga 10. Sfida e parë në Londër përfundoi 0-0.

Në grupin F, Dortmund dhe Lazio një hap larg kualifikimit luajnë sot përplasen sot në një sfidë direkte edhe për vendin e parë. Gjermanët janë më të avantazhuar sepse luajnë në shtëpi dhe kanë një pikëmë shumë, por italianët kanë treguar se nuk falin në sfida vendimtare pasi në Romë fituan bindshëm 3-1.

Nga ana tjetër Barcelona sot udhëton në Hungari ku e pret Ferencvaros i Myrto Uzunit. Katalanasit kanë pikë të plota teksa 3 pikë mbrapa qëndron Juventus që e kërcënon. Sot bardhezinjtë presin Dynamo Kiev..

Më interesant është grupi H ku Manchester United ka kreun e grupit me 9 pikë dhe sot pret PSG me 6 pikë. Francezëve u duhen pikë sot në rast se nuk duan që Leipzig i cili ka po 6 pikë në rast fitoreje sot në Stamboll e kalon dhe më pas në ndeshjen e fundit pret Manchester United.