Largimi i Institucioneve nga Kavaja, të rinjtë protestojnë me postera duke informuar qytetarët për rrezikun
Pas reagimit të kreut të Partisë Demokratike Kavajë, z.Hysen Kadiu, mbi sulmet politike ndaj qytetit tonë dhe zhveshjen e saj nga institucionet, të rinjtë e qytetit kanë reaguar në formë proteste, e cila ka si qëllim të saj informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rrezikun që po i kanoset qytetit të Kavajës.
“Partia Demokratike do të jetë gjithmonë në ballë të aksionit opozitar për mbrojtjen e integritetit politik, ekonomik dhe administrativ të qytetit tonë”, thuhet në njotimin e PD dega Kavajë.
Kavajën e zhveshën nga institucionet!
I hoqën Kadastrën!
Po i heqin Gjykatën!
I hoqën Drejtorinë Arsimore!
I hoqën qendrën e Shërbimeve!
Spitali nuk funksionon!
Reforma territoriale e copëtoi!
Kavajën po e zhbëjnë si qytet!
Së bashku, ta ndalim persekutimin e qytetit tonë.
Nesër, është mjaft vonë…