“Dhuna ndaj grave dhe vajzave”
Bashkia Kavajë vazhdon të synojë të parandalojë dhunën përpara se ajo të ndodhë duke adresuar rrënjët dhe shkaqet strukturore të saj, si mënyra më e mirë për ta reduktuar dhe për t’i dhënë fund.
Bashkia Kavajë, në kuadër të 16 ditëve i është bashkuar Fushatës Ndërkombëtare të Aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila vijon aktivitetin e radhës me stendën në qendër të qytetit për të ndërgjegjësuar dhe informuar.
Aktivitetet po organizohen nga Bashkia Kavajë në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmit të Reagimit të Koordinuar (MKR) për adresimin e rasteve të dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje në Bashkinë Kavajë” me mbështetjen e UNDP-së në Shqipëri, në kuadër të Programit të Përbashkët të Kombeve të Bashkuara “T’i japim fund dhunës ndaj grave në Shqipëri”, financuar nga Qeveria e Suedisë dhe zbatohet nga UNDP, UN Women dhe UNFPA.
#degjo #beso #mbeshtet #grate&vajzat #bejebotenportokalli #UNDP
✏️ Bashkia Kavajë