Policia e Lushnjës ka arrestuar një 35-vjeçar pasi akuzohet se ka përdhunuar një të re.
Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin V. F., 35 vjeç, banues në Savër, Lushnjë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 26-vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.