Stafi i emisonit “Shqiptarët për shqiptarët” ishte në Kavajë për të prekur nga afër realitetin e dy motrave adoleshente. Dori dhe Bora janë dy motra 14 dhe 16 vjeç, janë të edukuara, të urta dhe shembullore në mësime. Nga mëngjesi në darke ne qëndruam më to dhe mësuam historinë e tyre.
Jetojnë në mjerim ekstrem, prindërit nuk kanë të ardhura e mezi mbajnë frymën gjallë duke mbledhur hekurishte. Për bukën e gojës dailin për hekurishte, nuk kam pasur as 80 lekë të vjetra për të blerë bukë. E ëma është sëmurë, babai është heroi i tyre. Shpesh shkojnë për shpëtim tek gjyshërit por dhe atje s’ka as më shumë e as me pak se një kasolle. Vajzat kanë turp t’ju tregojnë shoqeve se ne çfarë kushtesh jetojnë.
“Ne dukemi në rrugë kur dalim si dy vajza normale, por kur vijmë në shtëpi është një realitet krejt tjetër, shoqet e mia nuk e dinë se unë jetoj në këtë shtëpi, nuk ua kam treguar, ata kujtojnë se kam një shtëpi normale, duan që t’i ftojmë por unë I kam shmangur, kisha frikë se mos mendonin keq, nuk duhet të kesh turp por…dhomat janë të vogla nuk na nxë të gjithëve, u dhemb para një jave barakja. Natën kemi frikë të dalim, vijnë qentë. Ne verë futen gjarpërinjtë, shkojmë nga gjyshërit. Kur është koha e mirë ne flemë brenda, mami dhe babi fle jashtë. Babi del për të mbledhur hekura ka ardhur edhe pa asnjë qindarkë në shtëpi. Mami është sëmurë, kreu një operacion, mjeku tha nëse do vonohej ajo do vdiste, kemi shumë frikë se mos e humbim mamin, ne përballojmë gjithçka por nuk mund të humbasim askënd në familje. Prindërit janë heronjtë tani, babi rropatet lodhet për ne nëpër hekurishte, ne e shikojmë nuk mund te bëjmë dot asgjë, ai jep gjithçka për ne, jemi me fat që kemi babin, ndihem keq për të. Kemi frikë nga paragjykimi, që ne mos të mbetemi pa shkollë ata morën para borxh, me mësimet jam shumë mirë, dëshirë kam të vazhdoj universitetin por me këto kushte, jam nxënëse e mirë, edhe pse pa kushte, nëse nuk do ta vazhdoja universitetin do më mbetej peng, dua t’i bëj prindërit krenarë, ëndrra jonë është të kishim një shtëpi, të kishim një dhomë të përbashkët, do doja një dhomë me raft librash, të kisha krevatin tim, një tavolinë për të studiuar, u bëj thirrje gjithë shqiptarëve që të na ndihmonin edhe ne të bëhemi me një shtëpi të re”, -shprehet Dori, njëra nga dy motrat.
“Kur vijnë mbesat këtu tek baraka jonë, ne dy pleqtë flemë përtokë të dy”,-thotë gjyshja.
“Që kur jam martuar 20 vjeçe unë në këtë kuzhinë kam rritur vajzat, jemi në mes të pyllit kemi frikë të flemë, vajzat kanë shkuar në shkollë edhe pa ngrënë, nuk kam pasur qindarka për bukë thatë, nuk kam pasur mundësi ta blej, jam nënë që le fëmijët për bukë, unë punoj pastruese 200 mijë lekë të vjetra marr nuk më dalin”-, thotë e ëma e dy vajzave.
“Lahemi me kazan përjashta, është e frikshme kjo situatë, edhe jashtë kemi fjetur që vajzat të flinin të dyja në divan, unë rri këtu nga sikleti është një vuajtje e paparë, një pjesë të trupit pot ë ma kërkonin unë do ta shisja që ato të jenë mirë”,-shprehet kryefamiljari./Bw