Imami Elvis Naçi së bashku me bashkëshorten e tij Fatma kanë vizituar familjen nga Kavaja, historia e trishtë e së cilës u transmetua mbrëmë në emisionin “Shqiptarët për Shqiptarët” dhe ngjalli reagime të shumta.
Imami Naçi pa nga afër kushtet e vështira në të cilat kjo familje jeton dhe shprehu dëshirën dhe bindjen e tij se shqiptarët do të reagojnë për të ndryshuar përgjithmonë kushtet dhe jetesën e tyre.
Mesazhi i Elvis Naçi:
“Vellezer e motra te nderuara eshte e vertete qe Familja Karabushi jetonin ne kushte c’njerzore, kete e pashe me syte e mi, por Shqiptaret e mire jane gjalle akoma dhe kjo familje se shpejti shpresojme te shikoje drite dhe begati!”