Një automjet tip BMW X5 është djegur në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, mesditën e sotme, rreth orës 14:25.
Në videon e siguruar nga gazetari Kelment Baçi shihet mjeti tip BMW X5 i shkrumbuar nga flakët pranë vendit të njohur si mbikalimi në fshatin Harizaj. Mjeti ka marrë flakë në ecje, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Gazetari Klement Baçi raporton se mjeti është i një shtetasi italian dhe ka marrë flakë në ecje e sipër, ndërsa drejtuesi i saj dhe një pasagjer kanë dalë me shpejtësi dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, duke shuar flakët dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.