KORÇA NDRIÇOHET PËR FESTAT E FUNDVITIT

Korça ka marrë një pamje krejt tjetër për festat e fundvitit.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa prej fotove të qendrës së qytetit, të pemës në pazarin e saj apo “2021” me drita në katedrale.

Pas ndezjes së dritave në qytetin e quajtur ndryshe si Parisi shqiptar nuk kanë munguar njerëzit nga të gjitha moshat, përfshirë edhe fëmijët.

Edhe pse në një kohë të pazakontë prej pandemisë, dritat përsëri janë ndezur duke sjellë një atmosferë krejt ndryshe këtë dhjetor.