FRES organizon aktivitete gjithpërfshirëse me rastin e Ditës së Rinisë, Kreu i PS Elton Elezi mesazh mbështetës: Pa rini ska shtet

Kryetari i Partisë Socialiste Kavajë z. Elton Elezi ka përshëndetur aktivitet e organizuara nga FRES Kavajë me rastin e Ditës së Rinisë. 

Në mesazhin e tij drejtuar tyre ai shkruan se pa rini nuk ka shtet dhe se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e vendit.

Mesazhi i Elton Elezi:

Gëzuar të gjithë të Rinjve të cilët nuk ndalen, të gjithë atyre që nuk i stepi as dhuna, frika e diktatura. Gëzuar të Rinjve Kavajas shembull i rezistencës, ringritjes e Rilindjes. Sot në ditën e të Rinjve dua t’u uroj suksese ekipit të ri të Forumit Rinor Eurosocialist Kavajë Bashkëkryetarëve Çim Kazazi dhe Lumturi Borakaj, në Njësinë Luz i Vogël Edisnajda Ajdini dhe Limon Ajdini, Njësia Administrative Synej Elton Todja dhe Sara Byku, Njësia Administrative Golem Rejdi Bodlli dhe Izabela Habili.

Festofshi gjithmonë kështu si sot, aktivë, plot jetë e shpresë. 🤝🙏

Pa Rini nuk ka Shtet.💪🏻 

#8dhjetor2020 #fressh💜 #FresKavajë🌹

https://www.facebook.com/100045860232990/posts/229509261921080/?d=n