Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin nacional Korçë-Pogradec, ku një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Lumalas.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për ‘BalkanWeb’ se nga aksidenti ka pësuar lëndime drejtuesi i mjetit, por pa pasoja për jetën.
Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia tej normave dhe lagështira në rrugë. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.